Vijon të jetë i lartë numri i rasteve të reja me Covid në Greqi. Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar të infektuar me Covid 1 112 raste dhe kanë humbur jetën 34 persona.
Ndërkohë vijojnë të jenë të shtruar në spital në kujdes intensiv 445 pacientë të infektuar me Covid.
Numri i përgjithshëm i rasteve arrin në 407.857 nga të cilat 51.2% janë burra.
Nga fillimi i pandemisë e deri më tani në Greqi kanë humbur jetën 12 218 persona kryesisht pacientë me sëmundje shoqëruese. /abcnews.al