Një rast i ri me koronavirus është konfirmuar këtë të dielë në Krujë duke e çuar në 64 numrin e përgjithshëm të të infektuarve.
Burime për Abc News bëjnë me dije se rasti më i ri është një mashkull, i cili mësohet se ka pas kontakt me rastet e tjera të infektuara.
Ndërkohë sderi më tani numri i personave të infektuar në vendin tonë është 856, nga të cilët 31 kanë humbur jetën dhe janë shëruar deri më tani 627./abcnews.al