Autoritete shëndetësore në Greqi kanë njoftuar 1,790 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit. Gjashtë prej këtyre rasteve janë identifikuar në pikat kufitare të vendit.
Numri i përgjithshëm i rasteve ka shkuar 188,20, nga të cilat 51.8% janë burra, përcjell abcnews.al.
Në 24 orët e fundit 29 qytetarë e kanë humbur betejën me sëmundjen, ndërsa që nga fillimi i epidemisë janë regjistruar gjithsej 6,439 vdekje. 95.7% kishin sëmundje shoqëruese.
Numri i pacientëve që po trajtohen me intubim është 371 (71.4% burra). Mosha e tyre mesatare është 69 vjeç. 84.9% kanë sëmundje shoqëruese ose janë mbi 70 vjeç. /abcnews.al