Rritet numri i rasteve të reja me COVID në Maqedoninë e Veriut, ndërrojnë jetë 16 persona

schedule16:52 - 4 Nëntor, 2021

schedule 16:52 - 4 Nëntor, 2021

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut është shënuar një rritje e rasteve të reja me COVID. Nga 3029 testime të kryera në total, kanë rezultuar pozitivë 550 qytetarë.

Numri më i madh i rasteve të reja është regjistruar në Shkup me 214 raste, Manastir 58, Kumanovë 30 etj.

Gjatë ditës së sotme është rritur ndjeshëm edhe numri i viktimave. Kanë ndërruar jetë 16 pacientë, 6 vetëm në Shkup, 3 në Kumanovë dhe nga 1 në qytete të ndryshme të vendit.

Ndërkohë janë shëruar edhe 390 pacientë. Në Maqedoninë e Veriut janë 7275 raste aktive me koronavirus. /Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!