Rritet numri i rasteve me koronavirus në Fier

schedule20:25 - 4 Gusht, 2020

schedule 20:25 - 4 Gusht, 2020

Qyteti i Fierit vijon të regjistrojë raste të reja të personave me koronavirus. Ditën e sotme janë konfirmuar 6 raste dhe ja në përfshirë dy Bashki, në Roskovec dhe Fieri. Ndërkohë në total numri i personave të prekur me COVID-19 ka shkuar në 103 raste.

Rastet në Fier janë konfirmuar në lagjen “16 Prilli” dhe “Mbrostar-Ferko”.

Sipas burimeve vatra e konfirmuar në lagjen “16 prilli” është vatër e re dhe se mësohet se janë infektuar nga vajza e tyre e ardhur nga Kavaja. Ndërsa rastet e konfirmuara në Roskovec janë raste kontakti. Ndërkohë për çdo kontakt vazhdon hetimi epidemiologjik.