Rritet numri i rasteve me Covid 19, sulm ndaj punëtorëve shëndetësorë në Meksikë

schedule19:35 - 23 Prill, 2020

schedule 19:35 - 23 Prill, 2020

Stafi mjeksor gjithë këtë kohë pandemie ka qenë në qendër të vëmendjes dhe shpresa e të gjithëve. Thuajse të gjithë vendet e botës kanë nderuar dhe falenderuar stafin mjeksor për punën e tyre ndërsa në Meksikë duket se ka ndodhur e kundërta.

Rritja e numrit të rasteve me koronavirus në Meksikë, ka sjellë me vete një valë dhune ndaj infermierëve dhe mjekëve që janë akuzuar gabimisht për përhapjen e sëmundjes.

Ndër të tjera mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se të paktën 21 punonjës mjekësie janë sulmuar në 12 shtete në të gjithë vendin, sipas Fabiana Zepeda, udhëheqësja e infermierisë për Institutin e Sigurisë Sociale meksikane.

Ndërkohë në fjalën e saj ajo është shprehur se këtë javë se shumë punonjës shëndetësorë kishin filluar të ndryshonin nga uniformat e tyre kur udhëtonin për në këmbë nga puna, për të mos u sulmuar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!