Rritet numri i divorceve, Tushi: Ribashkimi martesor duhet të jetë një fenomen i kthyeshëm

schedule22:20 - 12 Tetor, 2021

schedule 22:20 - 12 Tetor, 2021

Shoqëria shqiptare kohët e fundit po përballet me një numër të shtuar të divorceve mes çifteve. Në një panel të ftuarish mbrëmjen e kësaj të marte në Log. me gazetarin Endri Xhafo është diskutuar në lidhje me shkaqet që kanë çuar në rritjen e numrit të të divorcuarit.

Në fjalën e saj petagogia Arjana Muça është shprehur se shkak për një fakt të tillë kriza e moshës dhe pasurimi i një prej partnerëve.

“Mos balanca mes partnerëve është dhe ajo që ndiko në lidhje me marrëdhënien në çift. Shqiptarët fillojnë të ndahen kur fillon kriza e moshës së mesme janë dy grup-mosha, kur hyn në marrëdhënie shumë shpejt që të marrin përgjegjësitë mes partnerëve pra personat që sapo dalin nga adoleshenca. Në krizën e moshës së mesme ndodhin dhe konfliktet mes mosmarrëveshjeve. Sipas studimeve që ne kemi bërë në këtë shoqëri nga mosha 35 deri në 45 vjeç janë dhe moshat që janë më të rrezikuara të divorceve.

Ndarja e roleve prindërore dërgon një familje në një marrëdhënie të qëndrueshme. Pjesa e vlerësimit mes partnerëve ka të bëjë shumë. Pasurimi i menjëhershëm i një nga partnerët është dhe një tjetër shkak kryesor”, ka thënë Muça.

Ndër të tjera sociologu Gezim Tushi është shprehur se shoqëria jonë një ndër problemet kryesore është se vazhdon ta mendojë femrën si në brezat e mëparshëm, dhe harron e nuk merr parasysh emancipimin e saj ndër vite.

Tushi thekson se janë disa faktorë që ndikojnë në rritjen e numrit të divorceve, sipas tij varfëria, problemet seksuale dhe martesat e kulturave të ndryshme sjellin dhe këto mosmarrëveshje.

Sociologu ka deklaruar se një fakt i rëndësishëm që duhet të merret parasysh është ribashkimi i çifteve pas divorcit.

Një martesë dhe rritja e numrit të divorceve ka disa faktorë, diferenca e moshës, faktorët ekonomike dhe marrëdhënia seksuale, varfëria, përdorimi i alkoolit. Unë mendoj se rritja e divorcit ka disa arsye si rritja e nivelit të dhunës, mungesa e përgjegjësisë prindërore. Martesat bikulturore, ku një shqiptar martohet me një nordike apo gjermane një tjetër shkak. Një pjesë e martesave te ne bëhet me mendjelehtësi, pa përgjegjshmëri, ato që kërkojnë më shumë divorc janë femrat në shoqërinë shqiptare nuk e durojnë burgun martesor. Martesa nëse nuk ndërtohet në mënyrë të barabartë është e dështuar, por nëse do të kemi ndërtimin maskilist. Meshkujt shqiptar akoma nuk e kuptojnë se femra shqiptare nuk është e dikurshme, duhet të ndryshojë korniza e vjetër, meshkujt kanë ngelur te biologjia e dikurshme, femrat janë emancipuar. Ka shumë femra që nuk futen fare në martesë, ne kemi akoma meshkujt që thonë këtë do e takosh e këtë tjetrin jo.

Dy probleme kryesore janë kultura e martesës, që partnerët duhet të dinë pse martohen dhe monotonia e martesës, mërzitja është një gjë ndikuese, si higjena, estetika etj. Intensiteti i divorcit dhe dhuna sesi e realizojmë është një tjetër problem. Por si ka mundësi që në vendin tonë të divorcuarit nuk e mendojnë rikthimin? Nuk po flas për ato që janë të pakthyeshme. Ribashkimi martesor duhet të jetë një fenomen i kthyeshëm në shoqërinë tonë.

Vendet që kanë më të përhapur katolicizmin janë më pak të ndikuara nga divorcet”, ka thënë Tushi.

I ftuar në Log. ka qenë edhe teologu Miron Çako i cili është shprehur se martesat në kishë janë më rezistente se ato në gjendje civile.

Para krishtit martesa ishte më liberale ku burrat kishin të drejtë që të ndaheshin, një burrë që martohet me një grua të divorcuar kurvëron. Një çift që martohet në kishë nuk  është një lidhje para zotit prandaj në statistika është se martesat që bëhen në Kisha rezistojnë më shumë se ato në gjendje civile. Rezistojnë pasi  është një besëlidhje me zotin, pasi e quajnë përmbushje të njeriut dhe jo për kënaqësi seksuale. Për ne martesa është e përjetshme. Të krishterët janë tokësore, dhe i përballojnë sfidat me flijim, martesën e përballojnë me vetëflijimin e tyre, vetëm në rast imoraliteti bëhet she shkurorëzimi i martesës”, ka thënë Çako. /abcnews.al