Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rritet niveli në Kaskadën e Drinit/ KESH: Rritet prodhimi i energjisë në vend

schedule15:26 - 7 Janar, 2026

schedule 15:26 - 7 Janar, 2026

Niveli i ujit në Kaskadën e Drinit ka vijuar të rritet me shpejtësi për shkak të reshjeve të dendura të shiut. Për të mbajtur nën kontroll prurjet aktualisht  shkarkimet e kontrolluara nga hidrocentrali i Komani  kanë arritur në 1200 metër kub në sekondë ndërsa në hidrocentralin e Vaut të Dejës po shkarkohet një sasi prej 1600  m³/sekondë.

Korporata elektro-energjetike Shqiptare thekson se prurjet kanë arritur në 3850 metër kub në sekondë ndërsa reshjet e shiut parashikohen të jenë prezente  për disa ditë, gjë që nënkupton se sasia e prurjeve të ujit në Kaskadë  do të jetë maksimale.

Por përtej përmbytjeve reshjet e shiut kanë përmirësuar ndjeshëm situatën energjetike në vend.



Në liqenin e Fierzës niveli i ujit është rritur me gati 5 metra vetëm në 24 orë duke arritur në 285 metra. Ndërsa në hidrocentralin e Komanit niveli i ujit është 174 .13 metra dhe në atë të VAut të Dejës 75 metra.

Aktualisht prodhimi ditor i energjisë elektrike  rezulton se ka arritur në 12,130 Mwh.

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare vijon të monitorojë me kujdes dhe në mënyrë të vazhdueshme situatën hidrike në Kaskadë, duke garantuar menaxhim të sigurt dhe efikas të burimeve ujore.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!