Niveli i ujit ne lumin Vjosa është rritur ndjeshëm këtë mëngjes. Dhe pse rreziku pritet në orët e pasdites, në zonën e ultësirës së jugut në Novoselë uji ka dalë nga shtrati, ndërkohë që Shtabi i Përgjithshëm ka larguar disa familje që banojnë në bregun e lumit. Ndërkohë, në vendin ku mendohet se do të ketë dalje të Vjosës kanë shkuar vendorët e lartë të Fierit dhe të Vlorës. Gjithashtu, drejt Fierit e Vlorës kanë shkuar edhe dy motopompa dhe një togë efektivësh të Forcave të Aarmatosura për largimin e ujit./abcnews.al
https://youtu.be/yNJkeM0ms6I