Rritet “ngadalë” ekonomia/ INSTAT: Në tremujorin e tretë rritja ekonomike, 3.46%

schedule15:21 - 22 Dhjetor, 2023

schedule 15:21 - 22 Dhjetor, 2023

Aktiviteti  ekonomik ka vijuar që të  rritet  edhe pse me ritme të ngadalta.Instat ka publikuar të dhënat sipas të cilave rezulton se gjatë periudhës korrik-gusht-shtator rritja ekonomike preku nivelin 3.45% nga 3.38% që ishte një tremujor më parë.

Kontribut kryesor në rritjen ekonomi vijon që të japë sektori I pasurive të paluajtshme dhe ndërtimi.Gjatë verës ka pasur fluks të shitjes së apartamenteve të cilat janë blerë sidomos nga të huaj apo emigrant.Kontribut pozitiv në ekonomi  kanë dhënë degëte Administratës publike, Arsimi dhe Shëndetësia që janë rritur me 1.20 % ,Aktivitete të pasurive të paluajtshme me +0,68%, Ndërtimi me +0,45%.

Negativisht kontriboi grupi: Industri, -0,34 % dhe  Bujqësia  -0,17 %.

Vlerësimet paraprake të institucioneve  janë  për një rritje ekonomike në nivelin 3.7% deri në fund të këtij viti.Të njëtin vlërësim për rritjen ekonomike kanë pasur edhe institucionet e tjera ndërkombëtare si Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore.

Rritja ekonomike

  • Korrik-gusht-shtator 2023     3.46%

Prill-maj-qershor 2023           3.38%./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!