Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Rritet në 4.3 për qind punësia në Britani, ndërsa pagat me ritme më të ngadalta

schedule11:08 - 12 Nëntor, 2024

schedule 11:08 - 12 Nëntor, 2024

Shkalla e papunësisë në Mbretërinë e Bashkuar u rrit në 4.3% në tremujorin korrik-shtator nga 4% në periudhën e mëparshme, ndërsa ngadalësimi i rritjes së pagave rrit perspektivën e uljes së mëtejshme të normave të interesit, njoftoi Zyra Britanike për Statistikat Kombëtare (ONS).

Përqindja e njerëzve në Britaninë e Madhe që nuk janë ekonomikisht aktivë, pra nuk janë të punësuar dhe nuk kërkojnë punë, është 21.8 për qind.

Pagat në Mbretërinë e Bashkuar, duke përjashtuar bonuset, u rritën me 4.8 për qind nga viti në vit në tremujorin korrik-shtator, duke u ngadalësuar nga rritja 4.9 për qind në tremujorin e mëparshëm.



Ekonomistët besojnë se Banka e Anglisë mund të vazhdojë të ulë gradualisht normat e interesit bazuar në rritjen më të ngadaltë të pagave në Britani, shkruan The Guardian.

Eksperti i agjencisë Capital Economix, Paul Daley, beson se Banka e Anglisë do të mbajë në të njëjtin nivel normat e interesit në dhjetor dhe do t’i ulë ato në takimin e politikës monetare të shkurtit.

Paundi britanik ra 0.5 për qind në 1.2806 dollarë, më i ulëti që nga mesi i gushtit, pas publikimit të të dhënave për papunësinë dhe pagat./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!