Gjatë muajit të kaluar, inflacioni në SHBA arriti shkallën më të lartë në 40 vite. Sipas departamenitit të punës, çmimet e konsumit u rritën me 7.5% muajin e kaluar, në krahasim me një vit më parë, rritja më e madhe nga një vit tek tjetri që nga shkurti i vitit 1982.
Çmimet u rritën që nga ushqimet, qiratë dhe energjia. Në bazë të matjeve, inflacioni nga dhjetori në janar ishte 0.6%, i njëjtë me muajin pararendës dhe më i lartë se parashikimet e ekonomistëve.
Çmimet u rritën 0.7% nga tetori në nëntor dhe 0.9% nga shtatori në tetor. Mungesat e furnizimeve dhe punëtorëve, sasitë e mëdha të ndihmave federale, normat shumë të ulëta të interesit dhe shpenzimet e konsiderueshme nga konsumatorët, ndikuan në rritjen e inflacionit.
Pagat po rriten me ritmin më të shpejtë në të paktën 20 vite, gjë që mund të ndikojë tek kompanitë që të rrisin çmimet për të mbuluar kostot më të larta të punës.
/abcnews.al