Rritet me 500 lekë çmimi i biletës së autobusëve Tiranë-Durrës

schedule16:17 - 13 Mars, 2022

schedule 16:17 - 13 Mars, 2022

Rritja e çmimit të naftës ka sjellë edhe rritjen e çmimit të biletës së transportit të udhëtarëve në autobusët e linjës Durrës-Tiranë.

Çmimin i biletës së udhëtarëve është rritur me 500 lekë të vjetra, duke shkuar në 2 mijë lek nga 1500 që ka qenë më parë.

Rritje të çmimit të biletës pati edhe gjatë pandemisë, me 300 lekë, ndërkohë që justifikimi në atë periudhë nga ana e drejtuesve ishte përgjysmimi i kapacitetit, por edhe kur situata ndryshoi çmimi mbeti i palëvizur.

Durrësi ka numrin më të madh të studentëve të cilët bëjnë çdo ditë rrugën drejt kryeqytetit dhe anasjelltas.

Ndërkohë që me 500 lekë është rritur edhe çmimi i biletës së autobusëve të linjës Elbasan-Tiranë. /Abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!