Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rritet me 43% numri i viktimave për shkak të Covid në Afrikë

schedule15:02 - 15 Korrik, 2021

schedule 15:02 - 15 Korrik, 2021

Afrika ka shënuar një rritje prej 43% në numrin e viktimave nga COVID-19 këtë javë, krahasuar me javën e kaluar. Sipas OBSH, niveli i vdekshmërisë  në Afrikë  është  2.6% krahasuar me mesataren globale prej 2.2%.

“Numri i viktimave është  rritur ndjeshëm në pesë javët e fundit duke mbingarkuar spitalet,” tha Matsihidiso Moeti, Drejtori Rajonal i OBSH-së për Afrikën.

Gjithashtu numri i rasteve në Afrikë është rritur për të tetën javë radhazi, dukë shënuar 6 milion raste. Rritja e rasteve është shkaktuar nga lodhja e popullsisë për shkak të masave  kufizuese për të frenuar pandeminë dhe përhapjes së varianteve të virusit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!