I ftuar në një lidhje skype në emisionin “Sheshi i Dollarit” ka qenë eksperti për çështjet ekonomike, Mateo Spaho, i cili foli në lidhje me trendin pozitiv në ecurinë e kreditimit.
Ai tha se kjo vjen na humori i mirë, por edhe nga shpresa pozitive që biznesi dhe individi ka për të ardhmen. Shpresa pozitive ka ardhur për disa faktorë thekson eksperti, ku ndër to është edhe rritja e nivelit të turizmit.
“Kjo vjen nga një humor i mirë dhe por edhe të shpresave pozitive që biznesi dhe individët kanë për të ardhmen.
Edhe pse kemi pasur një inflacion të lartë, dëshira për të investuar ka qenë e lartë.
Kjo ardhur për disa faktorë. Një prej tyre është rritja e nivelit të turizmit që prej muajit janar. Kjo ka rritur dëshirën për të investuar nga operatorët dhe familjarët.
Shtyrë kjo edhe nga një proces pozitiv të qytetarëve të huaj sidomos të moshës së tretë për të kaluar pjesën tjetër të jetës në Shqipëri, për shkak edhe të tatimit mbi pensionet e huaja më të vogël.
Vetëm në Vlorë ka mbi 5 mijë kërkesa për shtëpi.
Ky është një tregues që jep e dinë që edhe bizneset edhe individët kanë mendim pozitiv për ecurinë ekonomike të së ardhmes dhe kjo i bën që të marrin edhe kredi më të shtrenjta.
Kjo duket jo vetëm po të krahasojmë këto muaj, në raport me muajt e kaluar ku kemi një rritje 10%, por vërehet edhe në 6 mujorin e parë.
Ne po komentojmë këto shifra por duhet të kujtojmë me një inflacion rreth 10%, një rritje kreditimi me 2% nuk është më shumë, është më pak” tha Spaho.
Në lidhje me rënien e lehtë që ka pësuar pesha e portofolit të kredive në valuta, eksperti thotë se ky ka qenë një detyrim i bankave, të cilët i kanë thënë klientëve të tyre që nëse të duhet kredi do ta marrësh në lek, ose nëse e do në euro, do ta paguash më shtrenjtë.
Ai thotë po ashtu se leku tanimë është një monedhë më e besueshme seç ka qenë një vit parë.
“Ka qenë detyrim i bankave. Që i ka thënë klientëve të tyre që nëse të duhet kredi, do ta marrësh vetëm në lek. Ose nëse do e në euro, do të paguash më shtrenjtë.
Muajt e fundit kemi vënë re një ndryshim të vazhdueshëm, por të qëndrueshëm të kursit të këmbimit. Në 3 muajt e fundit kemi pasur një zhvlerësim gradual të euros.
Njerëzit kanë menduar që nëse kanë të ardhurat në lekë, mundet ta marrin si monedhë për të marrë kredi, pasi luhatjet e euros, mund ta ndihmojnë, por edhe mund ta penalizojnë.
Normalisht leku tani duket më i besueshëm se një vit më parë” u shpreh eksperti./abcnews.al