Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rritet kërkesa për kredi/ Ekspertja tregon arsyet: Treguesit makro të ekonomisë janë stabilizuar, qytetarët po shohin që…

schedule14:27 - 22 Korrik, 2025

schedule 14:27 - 22 Korrik, 2025

TIRANË- Banka e Shqipërisë në të dhënat e saj të fundit ka konfirmuar rritjen e kërkesave të bizneseve për hua në bankat e nivelit të dytë për zgjerimin e kapaciteteve të tyre.

Po ashtu e njëjta prirje shihet te qytetarët, të cilët po iu drejtohen bankave për kredi hipotekore.

Ekspertja e ekonomisë, Teuta Nunaj, u shpreh se këto sjellje tregojnë se treguesit makro të ekonomisë shqiptarë kanë stabilizuar dhe klima për të bërë investime është më e favorshme.

“Analiza e BSH është rezultati dhe qëndrueshmërisë që po tregon ekonomia. Ka një rritje të të ardhurave publike, ku sektorët turizmi dhe ndërtimi kanë forcuar ekonominë dhe e kanë bërë atë më të qëndrueshme.

Janë stabilizuar treguesit makro, pas dy krizave, pas tërmetit dhe pas pandemisë, kjo tregoi se biznesi kërkon të zgjerohet në kapacitetet e tij.

Ka një qëndrueshmëri makroekonomike e ekonomisë së Shqipërisë. Vijon të rritet nga 3.5-3.9%. Kemi një rritje të interesit të qytetarëve për të marrë kredi për banesat, sepse e cilësojnë si një alternativë të mirë për të investuar”, shtoi ekspertja ekonomisë.

Ajo komentoi dhe kufirin e vendosur nga Banka e Shqipërisë, e cila detyron bankat e nivelit të dytë që nuk mund të financojnë në vlerën 100% shtëpitë apo projektet e tjera që kërkohen nga qytetarët.

Sipas Nunajt, kjo masë do të ndikojë në uljen e kredive me probleme.

“Kjo masë mund të ndikojë në uljen e kredive të këqija”, tha Nunaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!