Nga Ema Shazivari
Kohët e fundit të rinjtë po orientohen më tepër drejtë tregut të punës. Ndryshe nga vite më parë kur tendenca ishin shkollat e mesme të përgjithshme, këtë vit nxënësit po I kushtojnë më shumë rëndësi zanateve. Enea është 16 vjeç, dhe bashkë me vëllain e tij kanë zgjedhur degën e teksileve.
Drejtori i Agjencisë së punësimeve Klevis Hysa thotë se këtë vit të ri shkollor në degë të caktuara të arsimit profesional ka rritje të numrit të nxënësve me 30%. Hysa thotë se shkollat profesionale u japin mundësi të rinjve të futen në tregun e punës duke ndjekur njëkohësisht edhe mësimin.
Nisur nga kërkesa e lartë për arsimin professional dhe tregu i punës, Agjencia Kombëtare e Punësimit, nën varësinë e ministrisë e Financave, ka vendosur që në vitin e ardhshëm të shtojë degë të reja. /abcnews.al/