Rritet interesi për të investuar në Vlorë/ Ndërtimi, rriten çmimet. Lungomare zona më e lakmuar

schedule12:35 - 22 Mars, 2024

schedule 12:35 - 22 Mars, 2024

Shtrenjtohen çmimet e pasurive të paluajtshme në qytetin bregdetar të Vlorës. Agjentët imobiliarë thonë se aktualisht zonat përgjatë bregdetit në Lungomare po shiten me 2-3500 euro metri katror. Pritshëmritë janë që  çmimet të vijojnë të rriten.

Kjo situatë ka ardhur si pasojë e kërkesave të shtuara për blerje kryesisht nga të huajt si italianë, anglezë e rusë.

Edhe qiratë në Vlorë kanë njohur një rritje të konsiderueshme dhe kjo tendencë pritet të forcohet me afrimin e veres.

Shtrenjtimi i çmimeve të vilave dhe apartamenteve po vijon pothuajse përgjatë gjithë bregdetit  kryesisht në zonat rezidenciale në Vlorë Sarandë e Durrës./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!