Rritet interesi, 34% e 18-30-vjeçarëve të vaksinuar me një dozë

schedule14:45 - 25 Shtator, 2021

schedule 14:45 - 25 Shtator, 2021

Në prag të nisjes së universiteteve është rritur dhe interesi i të rinjve për t’u vaksinuar. Rreth 34% e personave nga 18 deri në 30 vjeç kanë marrë një prej dozave anti-covid. Por mosha që i është përgjigjur më mirë thirrjes për t’u imunizuar sipas Përgjegjëses së Programit Kombëtar të Vaksinimit Erida Nelaj, është ajo mbi 70 vjeç.

Jugu i vendit ka mbulesën më të lartë vaksinale ku kryeson Gjirokastra. Durrësi ka dalë nga zona e kuqe, me numër të ulët dozash të kryera. Ndërsa në disa qarqe në veri, javën e fundit, interesi është shtuar.

Vaksinimin e plotë në rreth tetë muaj fushatë në Shqipëri e kanë kryer  33% e personave mbi 18 vjeç ndërsa 42%  kanë marrë vetëm një prej dozave anti-covid. Ndërkohë që në vend deri tani kanë mbërritur mbi 2 milion vaksina. /abcnews.al/