Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rritet çmimi i energjisë në Kosovë/ Protesta në Prishtinë: Kur s’të del për bukë, nuk të duhen as dritat

schedule17:16 - 11 Prill, 2025

schedule 17:16 - 11 Prill, 2025

Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë ne Kosovës ka miratuar kërkesat e tre operatorëve energjetikë per te rritur cmimin e energjise.

Gjate mbledhjes se Rregullatorit te Energjise, gazetaret ne Kosove i kane drejtuar pyetje konkrete shefit te ketij bordi, Ymer Fejzullahu, por ky I fundit ka refuzuar te pergjigjet, duke deklaruar se nje njoftim zyrtar do te vij ne ditet ne vijim.

Gjithesesi informacioni se cmimi ne faturen e dritave do te rritet me 16 perqind eshte konfirmuar nga ta.
Shtrenjtimi i energjise elektrike ka ngjallur revolte tek qytetaret.



Aktiviste te shoqerise civile dhe qytetaret e Prishtines kane zgjedhur mesditen per te protestuar, edhe pse aksionet kunder ketij veprimi jane ndermarre ne zyrat e rregullatorit te energjise apo edhe ne rruget e qytetit gjate gjithe javes, madje nje pjese e aktivisteve edhe u arrestuan nga forcat e policise duke ushtruar dhune.

Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut [KOSTT], Kompania për Distribuim të Energjisë Elektrike në Kosovë [KEDS] dhe Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike [KESCO] kërkuan ngritjen e çmimit të tarifave të rrymës për shkak të importit të energjisë elektrike.

Bordi i zyres se rregullatorit te energjise elektrike i miratoi kërkesat e tyre në mbledhjen e së premtes, ndersa me heret njoftuan se tarifat e reja do të hynin në fuqi më 1 maj.

Sipas Rregullatori te energjisë rritja e tarifave këtë vit është e domosdoshme, për shkak të uljes së prodhimit të energjisë, rritjes së konsumit dhe varësisë së madhe nga importet me çmime të larta.

Kosova nuk mund ta sigurojë energjinë e nevojshme për mbi 1.6 milion banorët e saj vetëm me prodhimin nga Korporata Energjetike e Kosovës (KEK).

Një nga arsyet është vjetërsia me dekada e termocentraleve “Kosova A” dhe “Kosova B”, ndersa prodhimi permes burimeve te riperteritshme eshte ne sasi te vogel.

Ne lidhje me kete zhvillim ka reaguar dhoma e tregetise ne Kosove, sipas te cileve ky veprim do ti kushtoj qytetareve dhe venin e punes, sepse bizneset do te perpiqen te ngushtojne shpenzimet,

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!