Katër persona të tjerë kanë humbur jetën këtë të premte në Greqi si pasojë e koronavirusit duke e çuar në 91 numrin e viktimave.
Viktima e katërt është një 79- vjeçar nga Kosturi, i cili ishte i intubuar në spitalin e Selanikut ku dhe ndërroi jetë. Kosturi është nga zonat më të infektuara dhe me më shumë viktima në Greqi.
Ndërkohë në 24 orët e funfit janë konfirmuar 56 raste të reja të personave të infektuar me Covid 19 duke e çuar në 2011 numrin e përgjithshëm të të infektuarve. /abcnews.al