Të patën 67 persona kanë humbur jetën dhe qindra kanë mbetur të lënduar, pasi një tërmet me magnitudë 6.2 goditi Indonezinë.
Shumë prej të zhdukurve besohet se janë nën rrënojat e spitalit 8-katësh në Mitra Manakara që u shemb pas tërmetit. Në Majene, të paktën 637 persona u plagosën dhe 15,000 banorë janë zhvendosur, sipas Bordit Kombëtar të vendit për Menaxhimin e Fatkeqësive (BNPB).
Ndërtesa të tjera kanë pësuar dëme të mëdha, duke përfshirë një zyrë të komandës ushtarake në Majene, dhe hotele dhe ndërtesa qeveritare në Mamuju.
Tërmeti gjithashtu shkaktoi ndërprerje të energjisë elektrike dhe shkaktoi rrëshqitje toke përgjatë rrugës kryesore që lidh Majene dhe Mamuju. Tërmeti goditi vendin në orët e para të mëngjesit duke shkaktuar panik në mesin e banorëve të vendit, cili u godit nga një tërmet i madh dy vite më parë, si pasojë e të cilit gjetën vdekjen mijëra njerëz.
Indonezia përjeton aktivitete të shpeshta sizmike dhe vullkanike për shkak të pozicionit të saj në “Unazën e Zjarrit” të Paqësorit, ku përplasen pllakat tektonike./abcnews.al

