Rritet bilanci në Kenia, të paktën 70 viktima nga shembja e digës

schedule08:28 - 30 Prill, 2024

schedule 08:28 - 30 Prill, 2024

Është thelluar më tej bilanci i viktimave si pasojë e shembjes së një dige në lindje të Kenias. Reshjet e ditëve të fundit rritën ndjeshëm prurjet në digë, e cila nuk mundi të mbante më sasinë e ujit, duke e derdhur atë në disa fshatra që ndodheshin pranë.

Uji dhe balta kanë rrëmbyer dhjetëra banesa, teksa pritet numri i viktimave të jetë edhe më i lartë pasi shumë njerëz ende mungojnë në apel.

Autoritetet kanë shpallur gjendjen e emergjencës, teksa vijon puna për gjetjen e personave të zhdukur. Dhjetëra ekipe të kërkim shpëtimit ndodhen në terren, teksa vlerësohet se dëmet janë tepër të mëdha.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!