Rritet bilanci i viktimave në Shqipëri, ndërron jetë pacienti me koronavirus tek Sanatoriumi

schedule21:31 - 27 Prill, 2020

schedule 21:31 - 27 Prill, 2020

Ministria e Shëndetësisë ka  njoftuar se ka ndërruar jetë nga koronavirusi një 73 vjecar tek Sanatorimi (Shefqet Ndroqi).

73 vjecari nga Durrësi, ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore prej 1 muaji.

Sipas Ministrisë së shëndetësisë ai ka patur edhe probleme të tjera shëndetësore si pneumoni, hipertension dhe talasemi, të cilat me sa duket e kanë rënduar më tepër gjendjen e tij.

Kështu numri total i viktimave nga Covid-19 ka shkuar në 29 raste në vend.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Një pacient 73-vjeçar, i konfirmuar me COVID19, i intubuar prej 24 ditësh ka ndërruar jetë në spitalin “Shefqet Ndroqi” mbrëmjen e sotme.

Pacienti 73-vjeçar me inicialet H.K., nga Durrësi ishte prej thuajse 1 muaji në gjendje të rëndë, me Insuficience respiratore akute.

73-vjeçari vuante nga pneumonia bilaterale, detres i rëndë respirator (ARDS), me sëmundje bashkëshoqëruese Talasemi Minor dhe Hipertension Arterial.

Megjithë pëpjekjet e jashtëzakonshme të stafit mjekësor në terapinë intensive, 73-vjeçari nuk arriti të mbijetojë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjeve të të ndjerit dhe apelon qytetarët t’i respektojnë me shumë rigorozitet masat e distancimit fizik, pasi janë përcaktuese për frenimin e përhapjes së COVID-19.

29 qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me COVID19, pavarësisht përpjekjeve të stafeve mjekësore të spitaleve COVID./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!