Rritet bilanci i viktimave, mbi 15,500 palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite

schedule16:38 - 3 Dhjetor, 2023

schedule 16:38 - 3 Dhjetor, 2023

Ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Gaza ka thënë se 15,523 palestinezë janë vrarë që nga 7 tetori.

Ministria nuk bën dallime mes militantëve dhe civilëve në shifrat e saj, shkruan Sky News.

41,416 persona të tjerë janë plagosur, sipas shifrave të raportuara deri më tani.

Në total, 70% e viktimave janë fëmijë dhe gra./abcnews.al