Numri i personave që kanë humbur jetën në Turqi dhe Siri nga tërmeti i fuqishëm është rritur në 19,800. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan konfirmoi në momentet e fundit se numri i përgjithshëm i viktimave në Turqi është 16.546. Ndërsa numri i viktimave në Siri raportohet në 3277.
Zonat e kontrolluara nga qeveria të Sirisë kanë raportuar 1,347 njerëz të vdekur, ndërsa rreth 1,900 njerëz kanë vdekur në zonat veriore të kontrolluara nga rebelët. Ndërkohë, forcat e kërkim shpëtimit nga Turqia dhe e gjithë bota vijojnë kërkimet për persona të tjerë që kanë mbetur nën rrënoja./abcnews.al