Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rritet besimi tek ekonomia/ Eksperti në “Money Report”: Ja sektorët që kanë performuar më mirë

schedule14:34 - 1 Prill, 2026

schedule 14:34 - 1 Prill, 2026

TIRANË- Pas dy muajsh në rënie, besimi tek ekonomia është rritur, duke u mbështetur vetëm te tregtia, ndërsa sektorët e tjerë kanë shfaqur një vlerësim më pesimist për ecurinë e aktivitetit të biznesit.

Më e theksuar rënia evidentohet tek ndërtimi, që tradicionalisht ka udhëhequr rritjen ekonomike si një ndër shtyllat kryesore. Por, ajo që vihet re nga vrojtimi i Bankës së Shqipërisë është se të gjithë sektorët e anketuar, bashkë me qytetarët, presin rritje çmimesh në vijim.

Eksperti i ekonomisë Rezart Lahi, i ftuar në “Money Report” u shpreh se bizneset që operojnë në Shqipëri kanë regjistruar rezultatet të mira.



Ai pohoi se sektorët si shërbimet, tregtia dhe ndërtimi kanë pasur rritje. Duke parë shtrenjtimin e kostove të mallrave dhe elementëve të ndërtimit, eksperti theksoi se kjo do të reflektojnë në shtrenjtimin e çmimit të banesave.

“Bizneset kanë pasur rezultate më të mirë dhe disa sektorë si shërbimet, tregtia por edhe ndërtimi, i cili ika pasur shumë investime. Të huajt vijojnë të blejnë në sektorin e ndërtimit. Kostot janë shtrenjtuar.  Pritet një rritje e çmimit të banesave”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!