Ekspertja e ekonomisë, Romina Radhonshiqi thotë se është rritur besimi te ekonomia shqiptare, pasi disa sektorë, si industria apo tregtia, kanë pasur performancë të mirë.
Në një intervistë për “Money Report” në ABC News, Radonshiqi u shpreh se ka pasur rritje të pagave në sektorin privat.
Lidhur me bonusin e qeverisë për pensionistët, Radonshiqi deklaroi se qeveria është e fokusuar te ky target grup.
“Po merret parasysh nevojat e këtij target grupi, që t’i ndihmojë. shtë ndihmë në një moment të caktuar, që është sa pensioni minimal. Qeveria ka në fokus ata persona që janë në kufijtë e varfërisë. Ka efekt psikologjik. Qeveria në të ardhmen, e ka në fokus këtë target grup. Po shikohet me prioritet ndihma, apo rritja e pensioneve. Në fakt, do jetë fokus edhe mbrojtja sociale. Edhe në programine PS diskutohej për rritje të pensionit minimal dhe mesatar, duke zbutur nivelin e varfërisë. Jemi në një kapitull sensitiv, 19, që ka punësimin dhe shërbimet sociale. Në buxhet, prioritet do jenë edhe çështjet sociale.
Kemi një rritje të nivelit të pagave në sektorin privat. Mungesa e punonjësve ka ndikuar. Rritja e besimit te industria dhe tregtia, punonjësit kanë marrë rritje dhe indeksime pagash. Tregtia po shikohet si element pozitiv që ka kontribuar në rritjen ekonomike. Ndërtimi, kemi një bum ndërtimesh. Shohim që kemi një rizgjim, edhe nga turizimi”, theksoi ajo./abcnews.al


