Tensionet me Kinën, presidentja e Tajvanit: S’do t’i nënshtrohemi presionit të Pekinit

schedule17:48 - 10 Tetor, 2021

schedule 17:48 - 10 Tetor, 2021

Tensionet mes Kinës dhe Tajvanit kanë arritur në ekstreme. Pas provokimeve Kineze mbi hapësirën territoriale te Tajvanit me avionë luftarakë, dy shtetet po shkëmbejnë në distancë akuza dhe kundërakuza.

Presidentja Tsai Ing-wen thotë se Tajvani nuk do t’i nënshtrohet presionit nga Kina dhe do të vazhdojë mënyrën e saj demokratike të jetës, ndërsa tensionet mbi ishullin vazhdojnë. “Sa më shumë që arrijmë, aq më i madh është presioni me të cilin përballemi nga Kina”, tha Tsai.

Fjalimi i saj në Ditën Kombëtare të Tajvanit erdhi pasi presidenti i Kinës Xi Jinping u zotua për “ribashkim”. Tajvani e konsideron veten një shtet sovran, ndërsa Kina e shikon atë si një provincë të shkëputur.

Pekini nuk ka përjashtuar përdorimin e mundshëm të forcës për të arritur bashkimin. Kina ka dërguar një numër rekord avionësh ushtarakë në zonën e mbrojtjes ajrore të Tajvanit ditët e fundit. Disa analistë thanë se fluturimet mund të shihen si një paralajmërim për presidenten e Tajvanit.

Tsai tha se Tajvani “qëndronte në vijën e parë të mbrojtjes të demokracisë”. Ishulli nuk mund të detyrohet të marrë rrugën që Kina na ka vendosur”.

Presidentja ripërsëriti ofertën për bisedime me liderët kinezë në mënyrë të barabartë, një ofertë të cilën Pekini – që e cilëson presidenten aktuale Tsain si “separatiste”, e ka refuzuar deri më tani. Tsai u rizgjodh me shumicë votash vitin e kaluar dhe ka premtuar se nuk do t’i nënshtrohet Pekinit.

Fluturimet ushtarake të Kinës në zonën e mbrojtjes ajrore të Tajvanit kishin ndikuar seriozisht në sigurinë kombëtare dhe sigurinë e aviacionit, tha ajo, dhe situata ishte “më komplekse dhe fluide se në çdo pikë tjetër në 72 vitet e fundit”.Fjalimi i saj u pasua nga një fluturim pranë avionëve luftarakë tajvanez./Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!