Rriten temperaturat, si parashikohet moti për sot

schedule07:13 - 26 Tetor, 2021

schedule 07:13 - 26 Tetor, 2021

Zhvillimi i një qendre anticiklonare në veri të Adriatikut me ndikim edhe në vendin tonë do të diktojë kushtet e motit sipas MeteoAlb. Për pasojë kthjellime dhe vranësira kalimtare mbizotërojnë gjatë paradites në të gjithë Shqipërinë. Por pas mesditës vranësirat largohen duke bërë që kthjellimet të jenë dominuese.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehte në mëngjes por ulen lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 21°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verior-Verilindor duke sjell në brigjet detare dallgëzim jo më shumë se 2 ballë.

Kosova; Kosova në orët  para të ditës do të ketë kalime të pakta vranësirash në një pjesë të mirë të territorit. POR në orët vijuese parashikohet që kthjellimet të jenë mbizotëruese, duke i zhvendosur vranësirat e lehta drejt zonave lindore dhe veriore të saj.

Maqedonia e Veriut; MV do të mbizotërohet nga vlerat e larta barike të cilat do të sjellin në territor dominim të kthjellimeve dhe vranësirave të lehta pothuajse gjithë ditën në pjesën më të madhe të vendit. POR në zonat Jugore në intervale të shkurtra kohore parashikohet që vranësirat të bëhen më të dukshme.

Rajoni dhe Europa; Masat ajrore të qëndrueshme do të vijojnë të diktojnë mot të kthjellët në Europën Lindore, Qëndrore si dhe rajonin e Mesdheut. Ndërsa: Europa Veriore do të paraqitet në ndikimin e vranësirave të dendura dhe reshjeve të shiut,shoqëruar me mini stuhi ere, si pasojë e fuqizimit të ciklonit të Islandës.