Rriten të ardhurat në buxhet/ Arkëtohen 48.5 miliardë lekë më tepër se një vit më parë

schedule15:38 - 28 Shtator, 2023

schedule 15:38 - 28 Shtator, 2023

Buxheti i shtetit ka pasur një performancë pozitive në mbledhjen e të ardhurave. Sipas treguesve  fiskal të ministrisë së financave  në periudhën janar-gusht janë arkëtuar 48.5 miliardë lekë më tepër krahasuar kjo me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në total shuma e të ardhurave për 8-mujorin është 425.2 miliardë lekë. Më shumë para në arkën e shtetit kanë sjellë tatimi mbi fitimin dhe tatimi mbi të ardhurat personale. Kjo si rezultat i rritjes së pagave të ndërmara nga qeveria në administratë gjatë këtij viti.Vetëm nga tatimi mbi fitimin u mblodhën 40.9 miliardë lekë duke u rritur me 36% krahasuar me 8 mujorin e  2022.

Nga Tatimi mbi të ardhurat personale janë arkëtuar 39.3 miliardë lekë, 8.7 milardë lekë 28.4% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Pavarësisht se inflacioni ka pësuar rënie duke prekur nivelin 4% TVSH vijon të kontribuojë në shtimin e të ardhurave në buxhet. Në periudhën janar–gusht vetëm nga ky zë janë mbledhur 30.9 miliardë lekë.

Konjuktura ndërkombëtare e çmimeve të mineraleve dhe metaleve ka dhënë ndikim negativ duke ndikuar në uljen e vlerës së mbledhur në buxhet. Të ardhurat nga renta minerare në eksport janë realizuar në vlerën 2 miliardë lekë, ose 33.5% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar .

Si rrjedhojë e rritjes së të ardhurave me ritme më të larta sesa shpenzimet, buxheti ka kursyer për periudhën janar-gusht ndërsa niveli i sufiçitit rezultoi në rreth 47.83 miliardë Lekë.

Te ardhurat ne buxhet

Janar-gusht 2022    376.7 miliarde leke

Janar-gusht 2023    425.3 miliarde leke

Te ardhurat sipas zërave

Tatimi Mbi Fitimin                                40.9 miliarde leke

Tatimi mbi të ardhurat personale        39.3 miliarde leke

Taksat nacionale                                      24.3 miliarde leke

TVSH në import                                        95.3 miliarde leke

Renta Minerare                                       2 miliarde leke/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!