Buxheti i shtetit ka pasur një perfomancë të mirë fiskale në dy muajt e parë të këtij viti. Sipas të dhënave të ministrisë së financave për periudhën janar –shkurt në buxhet janë arkëtuar 130 .3 miliardë lekë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, u mblodhën rreth 13.4 miliardë lekë ose 11.5 % më shumë të ardhura nga taksat e tatimet.
Ndikim kryesor në shtimin e të ardhurave në buxhet e ka dhënë konsumi dhe kjo reflektohet nga zëri Tvsh-së së arkëtuar neto e cila arriti në 18.5 miliardë lekë, për periudhën dymujore 2026, ose 14.9% më shumë se dymujori 2025
Po ashtu edhe të ardhurat nga tatimi mbi fitimin kanë pasur një ecuri më pozitive duke shënuar një rritje me 15.6% më shumë se dymujori i vitit 2025.
Buxheti ka arkëtuar më shumë të ardhura edhe si rezultat I rritjes së pagave .Të ardhurat nga tatimi mbi të ardhurat personale, për periudhën Janar-Shkurt 2026, janë në shumën 14.1 miliardë lekë, ose 3.8% më shumë se dymujori i vitit 2025.
Ecuri të mirë kanë regjistruar edhe Të ardhurat nga Fondet Speciale, që përfshijnë të ardhurat nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, të mbledhura nga Administrata Tatimore, ISSH dhe FSDKSH, periudhën Janar-Shkurt 2026, u realizuan në shumën 32.2 miliardë lekë, 2.3 miliardë lekë ose 7.7% më shumë se dymujori 2025.
Edhe pse ka qenë fillimi I vitit shpenzimet kanë shënuar një ecuri të mirë. Për periudhën dymujore të vitit 2026, arritën në rreth 100.6 miliardë lekë ky zë ka rezultuar 7.2% e më i lartë ose rreth 6.7 miliardë lekë më shumë.


