Ministria Shëndetësisë në Maqedoni bën me dije se gjatë 20 orëve të fundit janë realizuar 1.364 testime, 185 prej të cilëve kanë rezultuar pozitiv.
Numri i personave që kanë humbur jetën nga COVID-19 ka shkuar në 11, tetë persona prej të cilëve janë nga Shkupi.
Ndërkohë numri i personave të diagnostikuar me koronavirus që nga fillimi i pandemisë është mbi 5 mijë. Maqedonia e Veriut gjithashtu raporton 34 pacientë të shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin në total 1899.