Rriten rastet me koronavirus, ministria bën sërish gati “Sanatoriumin”

schedule09:50 - 23 Qershor, 2020

schedule 09:50 - 23 Qershor, 2020

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në kuadër të rritjes së numrit të rasteve të reja me koronavirus ka bërë me dije se po bëhet gati hapja e spitalit të dytë Covid, një strukturë mbështetëse brenda QSUT (spitali i ish-Kirurgjive).

Manastirliu në deklaratën e saj ka theksuar se përveç kësaj strukture spitalore, nëse do të kemi akoma rritje të numrit të rastev eme koronavirus, do të bëhet sërish gai për rihapje spitali Covid 2, Shefqet Ndroqi.

Me plotësimin e kapaciteteve të spitalit Infektiv, po përgatitemi për hapjen e ish-Kirurgjive në QSUT për të përballuar fluksin actual dhe po përfundojmë rekrutimin e stafit mjekësor dhe infermieror që do të shërbejë në këtë spital. Paralelisht me hapjen e ish-Kirurgjive në QSUT, nëse do të kemi shtim të rasteve në terapi intensive, do të hapim spitalin COVID2, pra spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ dhe në skenarin tjetër, nëse shifrat kapërcejnë këto kapacitete, do të hapet spitali COVID4 në aksin Tiranë-Durrës,i cili do të administrohet nga QSUT”,tha Manastirliu.

LEXO EDHE:Ogerta Manastirliu njofton hapjen e Transportit Publik

Spitalet COVID 3 dhe 4 janë parashikuar të jenë spitale karantinë, ku trajtohen kryesisht pacientë që gjendjen akute dhe janë në fazë rekuperimi.

Gjatë komunikimit me publikun, Ministrja e Shëndetësisë tha se sistemi shëndetësor do të vijojë të jetë në alert dhe se do të kërkohet me rigorozitet zbatimi I protokolleve të sigurisë.

Përfundimi i gjendjes së fatkeqësisë natyrore nuk e ul gatishmërinë tonë në përballje me këtë virus të rrezikshëm, pasi vendi vijon të jetë në gjendje epidemie dhe bazuar në ligjin për sëmundjet infektive do të vijojnë të jenë në fuqi të gjitha masat që kufizojnë përhapjen e infeksionit. Strukturat e Task-Forcës anti-COVID do të vijojnë të jenë të angazhuara 24/7 në terren në të gjithë territorin, me kapacitet të plotë dhe çdo thyerje e rregullave do të konsiderohet kërcënim për shëndetin e popullatës”, tha Manastirliu.

Gjithashtu Manastirliu këtë të martë ka njoftuar edhe heqjen e kufizimit për transportin publik./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!