Rriten rastet me Covid mes fëmijëve ne Berat, në një ditë rezultojnë tre pozitivë

schedule16:03 - 8 Gusht, 2022

schedule 16:03 - 8 Gusht, 2022

Java e parë e muajit gusht ka shënuar një rritje të numrit të fëmijëve të prekur me Covid në qytetin e Beratit. Sipas mjekut pediatër Vladimir Kumaraku, vetëm në një ditë rezultojnë pozitivë tre fëmijë. Nënvarianti Omicron që qarkullon aktualisht në vend, sipas mjekut prek të gjitha moshat pediatrike dhe zgjat mesatarisht deri në 8 ditë

https://youtu.be/X3aFv2be8Z0

“Pothuajse çdo ditë në repartin e pediatrisë paraqiten  fëmijë me temperaturë, me dhimbje koke e muskulura. Këto jane simptoma të omikronit. Nga ekzaminin kemi 3 raste të rinjë që diagnostikohen këtu për shkak të gjendjes”, thotë Kumaraku.

Mjeku tregon se krahas fëmijëve të prekur kanë rezultuar edhe familjarët e tyre.

“Karakretistike është se kanë shtirje familje, janë edhe prindrit edhe fëmijët. Nga rastet janë të forma të lehta dhe mesatare. Nuk kemi komplikacione. Tampone bëjnë vetëm ata që paraqesin më shumë simptoma. Kemi dhe raste të atyre që vijnë nga jashtë”, thotë mjeku.

Çdo ditë rreth 50 fëmijë paraqiten për ndihmë mjekësore pranë Repartit të Pediatrisë Berat, ndërkohë që gjatë fundjavës numri i vizitave është më i lartë pasi ambulancat janë të mbyllura. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!