Në 24 orët e fundit në Greqi janë shënuar 3 232 raste të reja me COVID ndërkohë që kanë humbur betejën me këtë sëmundje 70 persona.
Numri i përgjithshëm i viktimave që prej fillimit të pandemisë në shtetin fqinj ka shkuar në 8 302.
Rajoni me numrin më të lartë të rasteve ditore është sërish Atika me 1 525 raste të reja. Ndërkohë në spitale ka pasur 449 shtrime të reja të pacientëve të prekur me COVID.
Numri i pacientëve që po trajtohen në intubim aktualisht është 755, ndërsa mosha mesatare e tyre është 68-vjeç./mv.abcnews.al