Në 24 orët e fundit Franca ka shënuar një dyfishim të rasteve të reja me koronavirus.
Kryeministri Jean Castex bëri më dije se prej dy javësh situata e COVID-19 në vend është shqetësuese duke theksuar se vendi po shkon drejt një rruge të gabuar.
Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë raportoi 1.397 raste të reja të COVID-19, ndërsa 14 persona humbën jetën, nga dita e hënë e deri më sot.
Po ashtu autoritetet kanë bërë thirrje që maska në publik të përdoret më gjerësisht, ndërsa kanë paralajmëruar se situata epidemiologjike në vend po përkeqësohet.
Sakaq në Francë më shumë se 30,000 persona kanë humbur jetën