Rriten rastet e reja dhe numri i viktimave prej COVID-19 në Indi, tejkalon Italinë

schedule09:52 - 31 Korrik, 2020

schedule 09:52 - 31 Korrik, 2020

India vijon të regjistrojë një numër të lartë viktimave shkaktuar nga koronavirusi.

Po ashtu India ka shënuar një rekord të rasteve të reja, mbi 54,000. India tashmë bëhet vendi i tretë në botë me shifra të larta me mbi 1.6 milion raste me koronavirus.

Ditën e djeshme në Indi u raportuan rreth 800 viktima duke çuar numrin në total në më shumë se 35.500 , duke kaluar në këtë mënyrë edhe Italinë.

Ndërkohë në Delhi  është vendosur që të rihape hotelet, ndërsa palestrat do të qëndrojnë të mbyllura deri në një tjetër vendim.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!