Sipas të dhënave nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), rastet e norovirusit duket po regjistrojnë rritje në pjesë të ndryshme të SHBA-së.
Siç raporton ‘ABC News’, CDC njoftoi se më shumë se 90 shpërthime të norovirusit u raportuan gjatë javës së 5 dhjetorit, javën e fundit për të cilën posedon të dhëna. Të dhënat e viteve të mëparshme për të njëjtën javë të muajit dhjetor tregojnë një maksimum prej 65 rastesh.
Të dhënat e CDC-së tregojnë se numri i shpërthimeve të norovirusit të raportuara nga departamentet shtetërore të shëndetësisë brenda një jave pas fillimit të sëmundjes u rrit ndjeshëm në muajin dhjetor, nga 69 raste në fund të nëntorit në 91 në fillim të dhjetorit.
Norovirusi është arsyeja kryesore e të vjellave dhe diarresë, virusit shumë ngjitës që është shkaku më i zakonshëm i gastroenteritit viral, i cili është një inflamacion i shtresës së brendshme të traktit gastrointestinal, duke e bërë atë shkaktarin kryesor të sëmundjeve ushqimore në SHBA.