Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë realizuar 9,581 teste prej të cilave 1,765 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.
Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se 5 pacientë kanë humbur jetën.
Ndërkohë që nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë dhënë 601, 701 doza të vaksinës.
Deri më sot 213, 279 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë të vaksinës kundër koronavirusit.
Këtë të martë janë shëruar 121 qytetaarë, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 106, 278 të shëruar.
Në total numri i rasteve aktive është 10, 183 persona.
/abcnews.al/