Bizneset dhe individët kanë kursyer më tepër përgjatë muajit korrik.Të dhënat e bankës së Shqipërisë tregojnë se depozitat kanë pësuar rritjen më të fortë përgjatë gjithë vitit si në monedhën kombëtare po ashtu edhe në valutë.
Depozitat në lekë kanë arritur në 665.6 miliardë lekë në muajin korrik ose rreth 10.5 miliardë më tepër se një muaj më parë ndërsa në krahasim me një vit më parë shtimi është më i konsiderueshëm.E njëjta tendencë është edhe me kursimet në monedhën europiane të cilat janë rritur me 141 milionë euro .Kjo rritje erdhi pavarësisht luhatjeve të kursit të këmbimit në vend gjatë këtij viti.
Rritja e kursimeve në banka gjatë këtij muaji lidhet direkt me të ardhurat nga bizneset dhe sidomos me ato që ushtrojnë aktivitet në sektorin e turizmit. Në 7 muaj Shqipëria priti 6.6 milionë turistë të huaj ndërsa korriku është edhe piku i sezonit për Shqipërinë. Turistët që vijnë gjatë verës në Shqipëri paguajnë shërbimet kryesisht në monedhën europiane dhe kjo konfimohet prej faktit se ndryshe nga muajt e tjerë depozitat në euro janë shtuar.
Por përtej bizneseve edhe depozitat e qytetarëve kanë pasur një shtim dhe kjo shpjegohet me prurjet e emigrantëve. Shtimi i depozitave në është regjistruar edhe pse tashmë normat e interesit janë ulur si në lekë dhe në euro.Banka e Shqipërisë uli normën bazë të interesit ne 2.50% një vendim ky që prek interesat e kredive por edhe të depozitave në lekë.Ulja e normës së interesit jep efekte direkte në fitimin e qytetarve dhe bizneseve nga depozitat por kjo duket se nuk i ka dekurajuar ata./abcnews.al

