Rriten investimet e huaja/ Niveli më i lartë në tetë vitet e fundit

schedule14:14 - 13 Qershor, 2023

schedule 14:14 - 13 Qershor, 2023

Ekonomia shqiptare ka thithur më tepër investime gjatë këtij viti. Në total rezultojnë se investimet e huaja direkte kapin vlerën e 308 milionë eurove për periudhën janar-mars në rritje me 1.65% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë ky rezulton të jetë një ndër vitet më të mbara përsa I përket thithjes së investimeve të huaja në dekadën e fundit.

Nëse bëjmë një krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë Shqipëria ka thithur rreth 5 milionë euro më tepër në tre muajt e parë të vitit.

Kjo është vlera më e lartë e Investimeve të Huaja Direkte e regjistruar ndonjëherë në këtë periudhë të vitit.

Ndryshimi i fortë i nivelit të investimeve ka ardhur pas pandemisë dhe vitin e kaluar, ato arritën vlerën e 1.37 miliardë eurove, në rritje me 33% krahasuar me një vit më parë.

Fitimet e riinvestuara mbanin peshën kryesore në fluksin e investimeve të huaja dhe rezultojnë më të e larta në industrinë nxjerrëse, por edhe në disa sektorë të shërbimeve. Investimet e huaja në Shqipëri janë të përqëndruara në sektorin e ndërmjetësimit financiar, pasurive të paluajtshme, si dhe në energjetikë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!