Qeveria Holandeze ka njoftuar vendosjen e masave të reja kufizuese për shkak të përhapjes së koronavirusit.
Kryeministri i Holandës, Mark Rutte njoftoi se masat do të hyjnë në zbatim duke filluar nga nesër deri në 14 gusht..
Ndërkohë brenda një jave numri i infeksioneve arriti në 7,000 raste vetëm ditën e sotme, bilanc ky që e ka detyruar qeverinë që të rishikojë edhe njëherë masat.
“Aktualisht shkalla e infeksionit është rritur, kryesisht për shkak të variantit Delta i cili ka një transmetueshmëri të lartë. Nëse ne nuk marrim asnjë masë atëherë shkalla e infeksionit do të vijojë të rritet. Por ne nuk duhet ta lejojmë këtë”, ka thënë Rutte.
Në këtë mënyrë qeveria ka vendosur të mbyllë klubet e natës, ndërsa në restorante klientët duhet të mbajnë distancë 1.5 m.
Koncertet nuk do të lejohen dhe të gjitha ngjarjet që zgjasin më shumë se 24 orë do të anulohen.
Ndërkohë që nga fillimi i pandemisë, në Holandë janë regjistruar 1,7 milion të prekur nga Covid dhe 17,700 viktima, ndërsa rreth 80% e popullsisë ka marrë një dozë të vaksinës, kurse 50 % e hungarezëve kanë marrë të dyja dozat e vaksinës./abcnews.al/