Rriten huatë dhe kursimet/ Bizneset dhe qytetarët marrin më shumë kredi

schedule15:32 - 4 Tetor, 2023

schedule 15:32 - 4 Tetor, 2023

Pavarësisht rritjes së normave të intresit që e kanë bërë më të shtrenjtë kredinë ritmet e hudhënies në vend mbeten pozitive.

Nga të dhënat e Bankës së Shqipërisë rezulton se huadhënia ka kapur nivelin 29.2 miliardë lekë, në rritje me 6.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.Nëse shohim ndarjen sipas sektorëve kreditimi ka pasur rritje më të madhe për bizneset por nuk mbeten pas edhe qytetarët.

Ecuria e kredidhënies nga sektori bankar vijon të jetë pozitiv edhe edhe nëse bëjmë një krahasim si 8 mujor.Gjatë periudhës janar–gusht kredia e re e dhënë nga sektori bankar arriti në 191.2 miliardë lekë, në rritje me 1.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kredidhënia do të rezultonte me ritme edhe më të larta nëse do ta analizonim përtej efekteve të kursit të këmbimit.

Gushti duke qenë muaji që ka shënuar pikun e sezonit turistik ka ndikuar edhe në rritjen e qarkullimit të eurove në vend.Sipas Bankës së Shqiprisë depozitat në valutë shënuan rritje rekord me 286 mln euro në gusht, vijojnë të bien depozitat në lekë. Depozitat në euro rezultojnë se janë rritur me mbi 16%, ose 1 miliardë euro më shumë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!