Tregtia Shqipëri-Ukrainë është 3-fishuar gjatë viteve të fundit. Edhe pse ky vend prej dy vitesh është në luftë me Rusinë kjo nuk ka ndikuar në ndërprerjen e shkëmbimeve tregtare midis dy vendeve. Statistikat e Instat tregojnë se gjatë vitit 2023 janë eksportuar drejt Ukrainës rreth 1.2 miliardë lekë mallra. Nëse bëjmë një krahasim me tre vite më parë vlerë është 3 herë më e lartë edhe pse në krahasim me shtetet e tjera europiane mbetet minimale. Produktet shqiptare që shiten në Ukrainë janë kryesisht fruta, perime dhe çelik. Po ashtu edhe importet kanë pësuar një rritje por më të ngadaltë. Gjatë vitit të kaluar Shqipëria ka blerë nga Ukrainë produkte në vlerën e 4.2 miliardë euro. Edhe pse në lufta Ukraina vijon të jetë një ndër eksportuesit më të mëdhenj të vajit i cili mbetet produkti kryesor që ne marrim nga ky vend. Nga të dhënat vërehet se në 2023 janë importuar 23.3 mijë ton vaj luledielli nga 22.4 mijë ton të importuara në 2022, duke shënuar rritje me rreth 4 %.
Gjatë nisjes së konfliktit Rusi-Ukrainë vaji u kthye në një produkt luksi për shqiptarët pas kufizimeve në eksport. Në vendin tonë një litër vaji u shit me rreth 400 lekë nga 130 lekë që ishte para nisjes së konfliktit
Ukraina dhe Rusia kanë peshë të konsiderueshme në furnizimin me ushqime të Europës. Për këtë arsye ndërprerja e eksporteve nga këto vende shkaktoi një krizë të fortë inflacioni në vendet e BE dhe në Shqipëri. Ende pas dy vitesh vijon lufta për të stabilizuar çmimet por inflacioni vijon të jetë mbi objektivin e vendosur prej Bankave Qendrore. Në Shqipëri inflacioni pritet të kthehet në objektiv brenda vitit 2024.
EKSPORTET SHQIPERI-UKRAINE
Viti 2023 1.1 miliarde leke
Viti 2022 867 milion leke
Viti 2021 333.8 milion leke
IMPORTET SHQIPERI-UKRAINE
Viti 2023 4.2 miliarde leke
Viti 2022 4.1 miliarde leke
Viti 2021 3.7 miliarde leke./abcnews.al