Shtohen shkëmbimet tregtare midis Shqipërisë dhe Kosovës ndërsa janë eleminuar një sërë procedurash si për mallrat edhe për njerëzit.Vetëm në 5 muajt e parë eksportet shqiptare drejt Kosovës arritën në 28.7 miliardë lekë ose 12.3 miliardë më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë .Ministri i Financave, Petrit Malaj së bashku me ministrin e Financave të Kosovës gjatë një vizite në pikën doganore Morinë-Vermicë konfirmuan angazhimin për të garantuar funksionimin të plotë 24 orë në 7 ditë të javës, si dhe për të eleminuar çdo vonesë.
Ministri i financave të Kosovës Hekuran Murati theksoi se lehtësitë sa i përket procedurave dhe ulja e kostove janë ndjerë nga ana e bizneseve dhe tregtarëve, çka ka ndikuar në rritjen e shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve tona.
Dogana Morinë – Vërmicë,ka përballuar një fluks prej 3 milionë shtetas dhe 1.1 milionë automjetesh gjatë periudhës Janar-Maj 2025. / abcnews.al