Rriten çmimet, shtohen blerësit me listë në dyqane

schedule19:36 - 8 Mars, 2022

schedule 19:36 - 8 Mars, 2022

Nga Ema Shazivari

Vetëm për ushqimet bazë familjes së tiji nevojiten rreth 150 mijë lekë te vjetra në muaj. Por jo gjithmonë arrin ta ketë këtë shume. Ndaj zgjidhja e vetme mbetet të shënojë emrin në liste.

Situata është e vështirë edhe për shitësit në dyqanet e vogla. Thonë se kohët e fundit japin më pak pa paguar,  edhe pse ka shumë banorë që kërkojnë. Duhet të mendojnë edhe për veten në këto kohë të vështira.

Një shitës thotë se tashmë ka grisur shume lista te vjetra borxhlinjsh, me detyrime që nuk u kthyen kurrë.

Borxhlinj ka edhe në furrat e bukës. Rritja e çmimit u ka pamundësuar shume banoreve ne kryeqytet edhe këtë ushqim bazik për tryezën shqiptare.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!