Rrit bletë prej 50 vitesh, Pula: E kam pasion, me të ardhurat mbaj familjen

schedule20:23 - 15 Korrik, 2023

schedule 20:23 - 15 Korrik, 2023

Ishte 13-vjeç kur nisi të kujdesej për herë të parë për bletët. Që nga ajo kohë kanë kaluar 50 vite dhe sot e kësaj dite Kujtimin e gjen mes koshereve.

Bletaria për të është pasion por edhe burim të ardhurash për familjen.

Bleta do kujdes gjatë gjithë vitit por nga muaji mars deri në tetor angazhimi është më i lartë.

Nga viti në vit Kujtimi ka shtuar kosheret pranë shtëpisë së tij në Zhulat të Gjirokastrës por numrin e tyre nuk e tregon.

Këtë verë prodhimi ka qenë i mbarë. Çmimi e justifikon mundin dhe gjithë shpenzimet. Problem mbetet tregu. Ne mungese të tij mjaltin e tregton me miqësi, te shok e të afërm.

Kujtimi thotë se cilësia është e lartë por kërkon nga autoritetet që të ushtrojnë më shumë kontrolle pasi në treg nuk mungojnë abuzimet. Për bletët kujdeset gjithë familja.

Kujtim Pula tregon se gjithë pasurinë e krijuar për afro gjysmë shekulli do ia trashëgojë djalit te tij i cili po ashtu është një bletërritës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!