Pas një pushimi 90-minutësh të takimit mes anëtarëve të Këshillit Politik dhe 3 ambasadorëve, palët kanë filluar të mblidhen. Të parët që iu bashkuan mbledhjes janë Rudina Hajdari dhe Damian Gjiknuri.
Ndërkohë, nuk kane dalë ende nga selia e PD, përfaqësuesit e opozitës, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili, të cilët vijojnë ende mbledhjen me kryedemokratin Basha, Kryemadhin dhe Idrizin.
Gazetarja Esiona Konomi ka mundur të mësojë se është pranuar që të aplikohet identifikimi elektronik i votuesve në të gjithë vendin me kushtin që ai të testohet pak muaj para zgjedhjeve dhe nëse dështon do të kthehen në metodën tradicionale të identifikimit normal përmes komisionerëve të votuesve.
Palët ndërprenë mbledhjen pas 7 orë diskutimesh për produktin final të Reformës Zgjedhore. /abcnews.al