Rrihet simpatizanti i LSI në Poliçan, Meta: Shqipëria nuk mposhtet nga dhuna e të pabesëve

schedule22:40 - 21 Prill, 2021

schedule 22:40 - 21 Prill, 2021

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me incidentin e ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Poliçan.

Meta përmes një postimi në rrjetin social Facebook, konfirmon se ka komunikuar me Luan Tare, anëtar të LSI-së në Poliçan, i cili thekson se është dhunuar nga nipi me vëllanë e kryetarit të bashkisë Poliçan dhe 5 persona të tjerë.

Kreu i shtetit ndër të tjera thekson se i ka premtuar se nesër do e dërgojë për një kontroll më të specializuar në spitalet e Tiranës.

LEXO EDHE: A do ta mbash më kapelen e LSI-së? Gjakoset simpatizanti në Poliçan: Më rrahu nipi i kryetarit me çunat

Gjithashtu ai ka theksuar se vetëm tre ditë kanë ngelur nga regjimi i dhunës për ti ardhur fundi përgjithmonë.

Sapo fola me të plagosurin nga sulmi i pabesë i bandës rilindase të Bashkisë Poliçan, mikun tim të vjetër Luan Tare.

Mësova se ishte sulmuar pabesisht nga banda, që dhunon popullin e Poliçanit, vetëm pse mbante në kokë kapelen me simbolet e partisë së tij.

I urova të shkuara dhe nesër do e çoj për kontroll më të specializuar në spitalet e Tiranës.

I premtova se regjimit të dhunës edhe tre ditë dhe i vjen fundi përgjithmonë.

Shqipëria nuk mposhtet nga dhuna e të pabesëve dhe horrave! “, shkruan Meta. e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!